Në Akërninë e Vlorës lajmi për ndërtimin e aeroportit i ka bërë banorët entuziastë për jetët e tyre. Tokat e kripura tashmë do të kenë një tjetër vlerë. Por cila është historia e aeroportit të Akërnisë. ABC News sjell pamje dhe historinë e tij.
4.5 km i gjatë dhe 1.5km i gjerë.
Janë këto permasa aktuale të aeroportit në zonën e Akërnisë.
Kjo pistë avionësh ka funksionuar prej 60 vjetësh, por aeroporti i ri cilësohet një investim strategjik që do të sjellë zhvillim.
Ai është ndërtuar filimisht në vitin 1963 dhe ishte një aeroport ushtarak.
Kjo është një zonë e kripur. Dhe Akërnia tashmë pritet të marrë një vlerë tjetër. Banorët që aktualisht jetojnë mes kripës dhe kanaleve, mendojnë të nisin investimet.
Kryesisht në fushën e turizmit. Tokat e tyre do të kenë tjetër çmim. Në garë për ndërtimin e tij janë tri kompani turke.
Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika