EKSKLUZIVE/ Nxorri armën ta vriste, kamerat fiksojnë ngjarjen e rëndë në Elbasan

schedule10:47 - 23 Shtator, 2020

schedule 10:47 - 23 Shtator, 2020

ABC News publikon videon nga përplasja e përshkallëzuar deri në përdorimin e armës në shkurt të këtij viti pranë Spitalit të Elbasanit. Pas publikimit në media të lajmit për arrestimin e një prej personave të përfshirë në këtë ngjarje, në redaksinë e abcnews.al kanë mbërritur pamjet nga ngjarja, ku Rafaelo Greca i vënë në pranga mbrëmjen e djeshme tenton të vrasë me armë zjarri Erando Bekteshin në bashkëpunim me E.T. i shpallur tashmë në kërkim policor.

Konflikti mes tyre dyshohet se ka ndodhur pasi Bekteshi i ka goditur me shkelm automjetin Rafaelo Grecës. Pas përplasjes mes tyre, Rafaelo Greca vjen përpara spitalit të Elbasanit bashkë me E.T. i cili dyshohet se është personi që drejtonte automjetin e tyre. Greca del nga makina bashkë me një armë në dorë. Në këtë moment Bekteshi i veshur me një bluzë të kuqe dhe kapele, largohet me shpejtësi duke u futur në ambientet e një banese private në anë të rrugës. Greca e ndjek nga pas duke qëlluar në drejtim të tij, por fatmirësisht plumbi nuk e kap Bekteshin.

Pas kësaj, 25-vjeçari largohet me automjetin që kishte ardhur. E gjithë ngjarja ndodh në praninë e disa të rinjve të cilët qëndrojnë të grumbulluar pak metra larg tyre. Ndaj Rafaelo Grecës tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale  “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”./mv. abcnews.al