Adrien Rabiot: Kjo është periudha më e mirë e karrierës sime

schedule19:37 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 19:37 - 7 Dhjetor, 2022

Një nga lojtarët kyç të kombëtares franceze dhe mesfushës së ekipit të Juventusit, Adrien Rabiot, duket tepër i lumtur për paraqitjet e tij.

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes çerek-finale, ndaj Anglisë, Rabiot e ka konsideruar formën e tij momentale, si periudhën më të mirë të karrierës së tij.

“Kam jetuar një periudhë të shkëlqyer prej disa muajsh në Juventus dhe në këtë Botëror. Kjo vjen edhe nga fakti se jam rritur. Unë jam pjekur. Edhe futbolli im është rritur. Kjo është padyshim periudha më e mirë e karrierës sime”,- është shprehur Rabiot. /i.m /abcnews.al