Adriana Matoshit i shkon policia në shtëpi, për çfarë është ankuar fqinja

schedule16:33 - 26 Shtator, 2021

schedule 16:33 - 26 Shtator, 2021

Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosja, Adriana Matoshi është përfshirë në një zënkë me fqinjën e saj. Shkak për këtë është bërë pikërisht qeni i Adrianës.

Ngjarjen e ka bërë të ditur kjo e fundit përmes një postimi në “Facebook”, ku ka treguar se policia i ka mbërritur në shtëpi pasi fqinja e saj ishte ankuar.

Sakaq, ajo ka deklaruar se fqinja i ka sulmuar qenin me shapka dhe i ka thënë të bijës 9-vjeçare se do t’i vrasë qenin.

Ka gati 1 vjet qe e kemi adaptu nje qen maltezer, per ata qe e njohin kete race e dijn sa te mire jane e sa te qete jane! Une banoj ne kurriz edhe krejt kojshite e dojne qenin perveç nje gruaje! Nana ime m’ka tregu se kojshikja jone e dashtun tutet, por kurqysh nuk ma merrke menja ni njeri dy metra me u frigu prej ni krijese kaq te dobet e te mire qe asnjehere nuk ka frikesu dikend.Kojshikja jone e dashtun e ka sulmu qenin duke e gjujt papuqe poashtu çikes tem 9 vjeçe i ka thon qe kom me ta PRE qenin.

Sot, policia na troket ne dere edhe ma s’pari than lidhne qenin e mandej bisedojme…Njerzit kane mendu qe naj Pit Bull a naj qen i rrezikshem, kur e pane qenin tone ja nisen me lujt me te edhe na tregun qe per te jon ardhe!!!Tash a m’tregoni mu a ma i rrezikshem qeni a njeri qe kercenon me pre e me gjujt papuqe ni qen te vockel qe sa ka nise me shiju jeten e me i bo te lumtun krejt per rreth vetes, plus me e bo me vaj e me merzite qiken 9 vjeçe me asi fjale te tmerrshme ?Mentaliteti jone le per te deshiruar e edhe ma shume qasja ndaj njerezve femijeve e gjithashtu dhe kafsheve”, ka shkruar Adriana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!