Adriana Matoshi del nga spitali pas operacionit në tru

schedule18:12 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 18:12 - 7 Dhjetor, 2021

Aktorja shqiptare, njëherësh deputete në Kuvend, Adriana Matoshi, ka dalë sot nga Spitali Amerikan. Ajo u operua pak ditë më parë dhe hoqi tumorin në tru. Lajmin e ka konfirmuar mikja e saj e afërt, Gentiana Bunjoshi.

“Po është liruar sot”, ka thënë ajo për mediat nga Kosova, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi.

Ndërkohë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë, dhe ngadalë po e merr veten.

Kujtojmë që më 29 nëntor, përmes një postimi në rrjetet sociale, Adriana tregoi se i ishte rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar nëntë vite më parë. Matoshi tregoi se para nëntë vitesh e zbuloi tumorin kur ishte shtatzënë./abcnews.al