Adriana Matoshi del nga kujdesi intensiv pas operacionit në tru

schedule07:54 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 07:54 - 3 Dhjetor, 2021

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi, ka dalë nga kujdesi intensiv pas operacionit për të larguar tumorin në tru.

“Gjendja e saj është e mirë dhe operacioni ka qenë i suksesshëm”, kanë thënë burime për të afërta me aktoren për “Kohën”.

Më 29 nëntor, përmes një postimi në rrjetet sociale, Adriana tregoi se i ishte rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar nëntë vite më parë. Matoshi tha se para nëntë vitesh kur ka zbuluar tumorin ishte shtatzënë.

Ndërkohë shumë qytetarë dolën në përkrahje të saj, mes tyre dhe personazhe të njohur. Për shembull, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, është vënë në dispozicionin e saj, nëse ajo e konsideronte se ndihmën mjekësore duhet ta kërkojë jashtë Kosovës.

LEXO EDHE: Iu rikthye tumori në tru, Behgjet Pacolli i shkruan Adriana Matoshit: Jam gati!

Nga ana tjetër, këngëtari Labinot Tahiri ka deklaruar se nëse është e nevojshme, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e Adrianës.l.k/abcnews.al