Iu rikthye tumori në tru, Behgjet Pacolli i shkruan Adriana Matoshit: Jam gati!

schedule11:22 - 30 Nëntor, 2021

schedule 11:22 - 30 Nëntor, 2021

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi aktorja e njohur, Adriana Matoshi, gjatë ditës së hënë bëri me dije në rrjete sociale se i është rikthyer tumori në tru. Kjo ndodhi nëntë vite më parë kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt, por që fatkeqësisht iu rikthye sërish.

Adriana mori mbështetje të madhe nga të gjithë, nga njerëzit e thjeshtë dhe deri te personazhet e famshëm.

LEXO EDHE: “Kosova ngrihet në këmbë”, organizohet marshim në përkrahje të Adriana Matoshit

Aktores, madje i ka ofruar ndihmë edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli. Ai i ka shkruar Matoshit se është në dispozicionin e saj dhe nëse ajo e konsideron se ndihmën mjekësore duhet ta kërkojë jashtë Kosovës.

“Adriana unë uroj nga zemra që të kurohesh nga kjo kokëdhimbje sa më shpejt. Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po të shqëtëson tani. Më thuaj të lutem!”, ka shkruar Pacolli.l.k/abcnews.al