Adolf Selmani: Laçi gjithmonë do fitore, Tirana ekipi më i mirë

schedule23:58 - 8 Qershor, 2020

schedule 23:58 - 8 Qershor, 2020

Adolf Selmani, prej ndeshjes me Bylisin që u fut si zëvendësues, ka nisur të luajë si titullar me Laçin. Qendërmbrojtësi, i cili këtë muaj mbush 20 vjeç, ka qenë pjesë e moshave të kurbinasve para dy vitesh, për ta kaluar më pas te Kastrioti, ku edhe mori disa minuta në Superiore.

“Jemi një grup i mirë, luajmë për fitore çdo ndeshje. Ia dolëm me Vllazninë. U përgatitëm të fitonim edhe me Teutën. Na shënuan me një penallti në fillim. Bëmë maksimumin të barazojmë dhe të kalonim në avantazh. Me Vllazninë ishte një ndeshje e luftuar. Na duhej vetëm fitorja dhe e arritëm”.

“Me punë arrihet gjithçka, falënderoj stafin për besimin. Veçanërisht falënderoj presidentin Laska, që do ia shpërblej me punë për të arritur objektivat”, tha në vijim Selmani. “Tirana ka ekip shumë të mirë. Do përballemi me ta sërish, deri tani Tirana është ekipi më i mirë”.

“Kishim katër mungesa, por lojtarët që do luanin do jepnin më të mirën. Donim të fitonim thellë, por pësuam dhe më pas reaguam. U ndje edhe pak lodhja te disa lojtarë. Me kalimin e javëve dhe me lojtarët që kthehen, do të jemi edhe më mirë”.

Starova, i cili ka drejtuar Laçin këtë sezon, për Selmanin tha: “Selmani ka qenë me mua që në fazë përgatitore. Ai arriti të kapë vendin e titullarit në një kohë kur është dhe konkurrenca në skuadër. Në Shqipëri, po nxjerrim lojtarë të mirë në sulm, shumë pak në mbrojtje.

Në kohën time, ishte e kundërta, por ka ndryshuar raporti. Nuk gjen dot një mbrojtës të djathtë në Shqipëri, jo më një të majtë që ka qenë gjithmonë problem. Adolfi po luan me një ekip në elitë, po bën progres. Laçi ka të gjitha mundësitë të arrijë Europën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!