Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Admir Hoxha shpallet në kërkim ndërkombëtar

schedule15:18 - 25 Tetor, 2018

schedule 15:18 - 25 Tetor, 2018

Pas një jave kërkimi brenda vendit, policia e shtetit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar biznesmenin Admir Hoxha. Ai është koka e krijimit të laboratorit të heroinës në Has, bashkë me dy turq dhe një kosovar.

Admir Hoxha, Ideatori i krijimit të laboratorit të zbuluar në Brenog të Hasit rreth 1 javë më parë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia e shtetit.



ABC News ka mësuar nga grupi hetimor se, për prangosje e biznesmenit, uniformat blu kanë kërkuar bashkëpunim edhe  homologëve të tyre, Gjerman dhe Italian, për të rënë në gjurmë të Hoxhës. Sipas  burimeve, ideatori  dhe personi që kishte krijuar megaloboratorin e përpunimit të heroinë Admir Hoxha bashkë me dy ekspert turq dhe një kosovar, u larguan nga vendi ynë disa ditë para se të zhvillohej operacioni ku përfunduan në pranga 27 persona dhe u lëshuan 44 urdhër-arreste.

Pistat kryesore që po hetohetet nga prokuroria e Krimeve të Rënda është se, blerja e heroinës dhe më pas shpërndarja e saj bëhëj nga një grupi i strukturuar kriminal, Avdulaj nga Shijaku. Saimir Gjipali dhe Hekuran Hoxha ishin edhe kontraktuesit me anëtarët e tjerë të grupit, si në Lezhë, Fier dhe Sarandë. Më herët organi i akuzës ka nisur edhe verifikimin pasuror, ndërsa do të kalojë në sitën e ligjit “antimafia”,  familjarët e Admir Hoxhës. Sipas Drejtorisë së Pastrimit të Parave do të shihet edhe aktiviteti tregtar i biznesmenit Hoxha e po kështu, pasuritë e paluajshtme të cilat sipas prokurorisë mund të kene rrjedhur nga ndonjë aktivitet i jashtëligjshëm. Nga përgjimet e prokurorisë dolën edhe emrat e dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!