Administrata në fushatë, Braçe: Heqim nga puna këdo që ka dhunuar procesin

schedule16:10 - 9 Korrik, 2019

schedule 16:10 - 9 Korrik, 2019

Qeveria po verifikon të gjithë punonjësit e shtetit që kanë dëmtuar procesin zgjedhor dhe do të largojë nga detyra këdo që provohet të ketë thyer rregullat. Zëvendës kryeministri Erjon Brace, në raportin e tij përpara Komisionit të Ligjeve, tha se tenderët, nxënësit dhe makinat shtetërore nuk u përdorën në funksion të 30 Qershorit.

Një javë pas zgjedhjeve, qeveria bën bilancin e sjelljes së administratës me fushatë. Numri dy i qeverisë raportoi përpara Komisionit të Ligjeve.

Por ndryshe nga qeverisja qendrore që vlerësohet të ketë mbajtur duart larg zgjedhjeve, punonjësit e bashkive opozitare po skanohen nga qeveria. Sa i takon administratës në tërësi, zëvendëskryeministri nuk ngurron të pranojë problemet.

Pranë komisionit të Ligjeve raportoi edhe Avokatura e Shtetit. Bashkim Fino u interesua për 13 milionë euro që familja e Lulzim Bashës fitoi në Strasburg për shkak të prishjes së një pallati në Vlorë nga qeveria e Ramës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!