Adili: Zjarri u ndez kundër Laçit, Tirana të luajë si burrat me Bylisin

schedule23:26 - 19 Korrik, 2020

schedule 23:26 - 19 Korrik, 2020

Mevlan Adili shënoi një gol të rëndësishëm tre minuta përpara fundit dhe i dhuroi fitoren Vllaznisë kundër Kukësit në “Loro Boriçi”. Diferenca me Bylisin e vendit të shtatë është ngushtuar në vetëm dy pikë dhe në Shkodër ka shpresë për të evituar duelin “play-out”.

Mbrojtësi shqiptar nga Shkupi, foli pas ndeshjes për Supersport, aty ku bën edhe një thirrje për Tiranën kampione që të luajë dhe mos të tolerojë në sfidën e javës së fundit kundër Bylisit në kryeqytet.

Kemi dhe dy ndeshje. Na u shpërblye gjithë mundi dhe djersa. Nëse nuk do të isha unë, do të ishte dikush tjetër që do të shënonte. Shpresoj të mos ndalemi dhe t’i ikim zonë ‘play-out’.

Zjarri u ndez që me ndeshjen me Laçin, kur humbëm 5-2. U bëmë të vetëdijshëm se nuk kemi çfarë të humbëm. Kemi humbur betejën, por jo luftën. Patjetër që kemi luajtur për veten time. Kam shumë miq te Tirana.

Kemi këmbëngulur, sot nuk na duhej barazimi as neve dhe as Kukësit. Patëm shumë raste për shënim. Portieri i Kuëksit ka qenë fantastik, na ka hequr 2-3 gola. Ne luajtëm si burrat, Tirana të luajë me nder“, deklaron Adili. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!