Vllaznia barazoi pa gola me Partizanin dhe pas ndeshjes për mediat folën edhe dy prej lojtarëve kryesorë. Njëri ishte mbrojtësi Erdenis Gurishta, i cili edhe mban shiritin e kapitenit te kuqeblutë.
“Duke parë terrenin dhe distancën me rivalin, mendoj se ishte rezultat i drejtë. Në fillim mund të shënonim, në fund mund ta pësonim. Të mendojmë për ndeshjen e radhës. Barazimi ishte rezultat i drejtë”, tha mes të tjerash Gurisha, i cili flet edhe për diferencën me rivalët dhe për kalendarin.
“Në Shkodër na kanë shpallur kampion deri tani, por le të shohim përpara”, shtoi Gurishta, i cili i la radhën mbrojtësit tjetër, Mevlan Adilit. Barazimin me Partizanin ai e konsideron si një fitore, për shkak të kundërshtarit që kishin përballë.
“Fat që barazuam. Asgjë nuk ka përfunduar, ka shumë ndeshje. Më kënaq loja, ego dhe agresivitet. Laçi rival direkt? Nuk mendoj se është rival direkt. Mendojmë për Laçin pasi të shijojmë këtë barazim. Nuk jemi në presion, jemi në këmbë në tokë. Falë Zotit na ndodhi barazimi me Kastriotin. Ishte një shenjë që të zgjohemi dhe reflektuam sot”, tha mes të tjerash Adili. /abcnews.al