Adhurim Demiri rikthehet me “Mall Bulevardi”, zbulon surprizën e radhës

schedule12:17 - 27 Nëntor, 2020

schedule 12:17 - 27 Nëntor, 2020

Adhurim Demiri ka folur për “Mall Bulevardi”, një projekt që e riktheu pas shumë kohësh, në të cilën shpreh mallin e tij për vendlindjen. Artisti i mirënjohur ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” , ku ndërsa shpjegoi se“Mall Bulevardi” është poezia e Pandi Laços, zbuloi gjithashtu se duke marrë shkas nga suksesi i këtij projekti do të nisë punën për të sjellë një album.

Në kohën e lockdown e parë, ime shoqe më thotë që Pandi ka bërë një poezi të bukur dhe i them urime në ëhatsapp. Isha gati i përlotur se ishte një poezi me shumë kuptim. Pas gjysmë ore më thotë sikur ta shikosh dhe zgjidh çfarë të duhet për një kompozim.

Elton Deda më tha se je rikthyer fuqishëm se Eltoni është një nga ana që thotë ose bën ose nuk bën, është tjetër punë nëse jemi shokë. Nuk e prisja që të kishte kaq jehonë, ishte një rikthim i mirë. Kjo më jep shkak që nga maji që vjen të fillojë një album të ri. Dhe nëse do ta filloj do të jetë me logon e “Mall Bulevardi”. /abcnews.al