Adelina Ismajli flet për herë të parë për bashkëshortin, si rrallëherë zbulon detajin e rëndësishëm

schedule15:00 - 20 Shtator, 2020

schedule 15:00 - 20 Shtator, 2020

Diva e muzikës Adelina Ismaili po jeton prej disa vitesh martesën e saj me Val Krasniqin, me të cilin ka edhe një djalë. Megjithatë, këngëtarja ka qënë shumë hermetike përsa i përket jetës së saj private.

Së fundmi, Adelinën do ta shohim një projekt me një kanal televiziv në Kosovë. Edhe në këtë projekt të ri të saj nuk kishte si të mungonte dhe urimi i Valit i cili shkruante:

“Suksese zemër!”

Ndërsa Adelina i përgjigjet:

“Val Krasniqi, ti je suksesi im më i madh… Edhe pse 3 vjet më i ri se unë, je i vetmi që ia heq kapelën. T’du zemër”, duke folur kështu për herë të parë publikisht për moshën e bashkëshortit prej vitesh, Val Krasniqit.

Askush nuk e dinte deri më sot moshën e saktë të Valit, por ky koment i zbuloi të gjitha. l.k/abcnews.al