Adele rikthehet në skenë pas rënies drastike në peshë, duket më në formë se kurrë

schedule09:03 - 24 Tetor, 2020

schedule 09:03 - 24 Tetor, 2020

Pas gati tre vjet e gjysmë larg vëmendjes së publikut, Adele do të bëjë paraqitjen e parë televizive në emisionin “Saturday Night Live”. Këngëtarja e hitit “Someone Like You” do të dalë për herë të parë në skenë pas humbjes drastike në peshë, ku do të jetë e ftuar në shfaqjen e humorit. Nga promoja e programit, Adele tërheq vëmendjen me paraqitjen krejt ndryshe.

Ajo do të shfaqet krah aktores Kate McKinnon dhe këngëtares H.E.R. Këngëtarja është shfaqur dy herë në SNL si e ftuar muzikore.  Së pari në vitin 2008, pak para zgjedhjeve presidenciale të atij viti, për të interpretuar “Chasing Pavements” dhe “Cold Shoulder”, dhe pastaj përsëri në 2015 për të interpretuar “Hello” dhe “When You Were Young”.

Adele teases musical comeback ahead of Saturday Night Live debut | Ents & Arts News | Sky News

Artistja me famë botërore i ka munguar skenës muzikore prej më shumë se tre vitesh. Që prej asaj kohe, fituesja e Grammyt është distancuar nga muzika, duke shijuar kohën për veten dhe sigurisht duke iu përkushtuar punës për të arritur peshën e dëshiruar. /abcnews.al

Adele and H.E.R Sort Out Who's the Musical Guest in SNL Promo With Kate McKinnon - Angle News

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!