Abuzoi seksualisht me një vajzë me aftësi të kufizuar, arrestohet 54-vjeçari

schedule08:40 - 2 Shtator, 2020

schedule 08:40 - 2 Shtator, 2020

Shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat mesditën e djeshme kanë arrestuar një 54-vjeçar nga Tepelena, i cili ishte shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë B. K., 54 vjeç, banues në Tepelenë.

Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi një vit më parë dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara. Ai akuzohet për Veprën Penale ”Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me perosna të pazotë për t’u mbrojtur”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat mesditën e djeshme, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Tre  Urat bënë të mundur kapjen e shtetasit B. K., 54 vjeç,  banues në Tepelenë.

Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhërin për ndalimin si i dyshuar, për Veprën Penale ”Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me perosna të pazotë për t’u mbrojtur”, parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal, pasi një vit më parë dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.

Materialet në ngarkim të shtetasit B. K.  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al