Tre vite burg, ishte vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-zëvendës drejtorin e burgjeve, Iljaz Labin. Ndërkohë Gjykata ka dhënë 4 vite burg për Shemsi Sinanin e Ylber Kalaja dhe 3 vite për Nexhmi Ballën dhe Elidian Laskaj. Ata akuzohen për abuzime me tenderët e ushqimeve në burgje.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 3 vite burg ish-nëndrejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labi.
Pas një seance që zgjati afërsisht 5 orë, gjyqtarja Miljana Muçi vendosi që Labi, I akuzuar për korrupsoin të funksionarëve publike, të mos të ketë të drejtë të ushtrojë detyrë publike në 5 vitet e ardhme. Më herët, organi i akuzës kishte kërkuar 5 vite burg për ish nr.2., të burgjeve, pasi ishte gjetur fajtor për abuzimet me tenderat e ushqimeve për të burgosurit.
Por për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, vetë prokurorja Elisabeta Imeraj kërkoi që ky dënim të pezullohet. Ndërkohë për biznesmenët e tjerë, të cilët akozohen se kanë përfituar tendera fiktivë nga drejtoria e Burgjeve, trupa gjykuese vendosi, 4 vite burg për Ylber kalaja dhe Shemsi Sinani dhe me tre vite Nexhmi Ballad dhe Elidjan Laskaj.
Gjatë konkluzioneve përfundimtare të pokurorisë, dëshmia e të penduarit Iljaz Labi hodhi dritë mbi skemën e mashtrim, ku pas hekurave është edhe ish-kreu I burgjeve Artur Zoto. Labi kishte pranuar se ka marrë 2 milion lekë nga biznesmeni Shemsi Sinani dhe ja ka çuar ato në zyrë ish eprorit të tij Zoto. Në një proces të veçuar gjyqësor, gjykata e shkallës së parë për krimet e rënda e dënoi me 5 vite burg Artur Zoton. /abcnews.al