Abuzimi me adoleshenten, reagon ministri i Brendshëm

schedule19:49 - 11 Shkurt, 2019

schedule 19:49 - 11 Shkurt, 2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagoi në rrjetet sociale lidhur me abuzimin e një 15-vjeçareje nga një efektiv i policisë në Shkodër.

“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.

Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij.Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar”, shkruan në Twitter Lleshaj.

Një punonjës i policisë në Shkodër u arrestua për ngacmim seksual të një vajze 15-vjeçare këtë të hënë. Denoncimi u bë në media përmes një videoje. Ka qenë nëna e vajzës, ajo që kërkoi ndihmën e mediave dhe denoncoi shefin e policisë së zonës Grumierë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti.

Sipas të njëjti denoncim, punonjësi i policisë e ka marrë vajzën në makinë dhe e ka telefonuar madje ka kryer akte të turpshme në komunikimet virtuale. Ka qenë vetë vajza ajo që ka filmuar shefin e policisë, në momentet kur ai e ka ngacmuar dhe më pas i ka treguar nënës së saj. Të dyja bashkë i janë drejtuar Komisariatit të Policisë, ku dhe kanë treguar gjithçka ka ndodhur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!