Abuzimet seksuale, 13 denoncime në Tiranë në 6 muaj, psikologët: Ka më shumë raste, por paragjykohen

schedule17:10 - 15 Gusht, 2020

schedule 17:10 - 15 Gusht, 2020

Nga Xhensila Kodra

Nga janari deri në fund të qershorit, vetëm në qarkun e Tiranës janë denoncuar 13 raste të abuzimeve seksuale.

Viktimave të këtyre abuzimeve ishin kryesisht adoleshente dhe fëmijë, ndërsa nuk kanë munguar edhe rastet kur abuzimi është përsëritur.

Pjesa më e madhe e tyre kanë ndodhur në muajt maj dhe qershor.

Shumica e denoncimeve për abuzimet seksuale mbërrijnë në polici nga zonat periferike të kryeqytetit.

Sipas psikologes Marsela Lekli, rolin kryesor për të parandaluar një fenomen të tillë e ka familja, ku përkujdesja nga fëmijëve duhet të jetë më e lartë.

“Familja duhet të ketë një kujdes të veçantë ndaj vajzave dhe djemve adoleshente. Duhet pasur një kontroll, duhet ditur që edukata familjare mund t’i japë më shumë hapësirë abuzuesit. Fëmija duhet të ketë shumë besim tek familja dhe duhet pasur besueshmëri tek fëmija. Duke qenë adoleshente mund të mashtrojnë dhe këto janë hapësira për abuzuesit”, u shpreh ajo.

Sipas psikologes, numri i abuzimeve seksuale mund të jetë edhe më i lartë, por një pjesë e viktimave nuk kryejnë denoncime për shkak të paragjykimeve.

Nga 13 rastet e denoncuara në Tiranë në 6 mujorin e parë të këtij viti, policia ka arrestuar 10 autorë, 8 prej të cilëve kanë përfunduar në Gjykatë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!