Andi Toma, ish-drejtor i Përgjithshem i Rrugëve është lënë i lirë. Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur për atë masë lehtësuese. Andi Toma ka qenë drejtor i përgjithshëm nga 2008 deri më 2013 dhe sot ka marrë masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Nga provat e mbledhura nga prokuroria dhe të depozituara në gjykatë thuhej se ky person nuk ka rrezikshmëri shoqërore.
Toma u arrestua pas Dashamir Xhikës menjëherë pas kallëzimit nga ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, për shpërdorim detyre dhe për abuzime në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar./abcnews.al