Fluks makinash në autostradën Durrës-Tiranë, Policia tregon rrugët alternative për të shmangur trafikun e rënduar

schedule16:20 - 19 Qershor, 2022

schedule 16:20 - 19 Qershor, 2022

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një njoftimin të rëndësishëm për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin autostradën Tiranë-Durrës.

Në njoftimin e shpërndarë nga Policia Rrugore u bëhet apel qytetarëve që të përdorin rrugët alternative Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit) dhe Elbasan-Tiranë për të shmangur trafikun e rënduar.

Njoftimi i policisë

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
*Elbasan-Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.

Kthehu 🚘 në shtëpi 🏡 i sigurtë 🚺🚹🆒, respekto ✅ rregullat e qarkullimit rrugor 🛑❌✅⚠️🚸

/abcnews.al/