Absurde, Lionel Messi “fundos” të gjithë legjendat e Barcelonës

schedule17:22 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 17:22 - 4 Dhjetor, 2019

Lionel Messi vazhdon të vendosë rekorde të pabesueshme. Ylli katalanas shënoi golin e vetëm në atë fitore 0-1 përballë Atletico Madrid, duke shkuar në kuotën e 613 golave me fanellën e Barcelonës.

Ky gol, ishte shumë i rëndësishëm për skuadrën e Barçës, por vendosi dhe një rekord absurd për Lionel Messin. Argjentinasi tani ka më shumë gola se golashënuesi i dytë më i mirë i Barcelonës në histori, së bashku me golashënuesin e tretë dhe të katërt më të mirë.

Me emra konkretë, Messi ka më shumë gola se Cesar (232 gola), László Kubala (194 gola) dhe Luis Suarez (187 gola). Të tre këta sulmues, arrijnë në kuotën e 613 golave, ndërsa Lionel Messi i vetëm ka 614. I paarritshëm!/abcnews.al