Abraham dëshiron “shtëpinë”: Chelsea dhe Aston Villa, opsionet e para të shtatlartit

schedule16:07 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 16:07 - 1 Dhjetor, 2022

Tammy Abraham dëshiron të kthehet në “shtëpi”. Të paktën kështu ka deklaruar shtypi italian ditën e sotme, duke theksuar se sulmuesi anglez, nuk e ka fshehur kurrë pasionin e dëshirën e tij, për një rikthim të mundshëm në Premier League.

Shtatlarti anglez e sheh kampionatin italian, si një vend ku mund të gjejë formën e mirë, përpara rikthimit në “ishull”. Deri më tani, Mourinho dhe “verdhekuqtë” presin golat e tij në “Olimpico”, por ende nuk dihet nësë Chelsea do të aktivizojë klauzolën e tij të kthimit prej 80 milionë eurosh apo Aston Villa do të hyjë, si kandidat i vetëm në negociata. /i.m /abcnews.al