Aborti në SHBA/ Trump: Do të varet nga vetë shtetet. Biden: Vendimi të merret nga mjekët, jo nga politikanët

schedule03:19 - 28 Qershor, 2024

schedule 03:19 - 28 Qershor, 2024

Aborti ishte një temë e nxehtë në debatin presidencial mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe ish presidentit Donald Trump.

Trump deklaroi se nuk do ta bllokonte vendimin e gjykatës supreme dhe se kjo do të varet nga vetë shtetet.

Nga ana tjetër, Biden e cilësoi si diçka të tmerrshme pasi sipas tij, vendimi për abortin duhet të merret nga mjekët, jo nga politikanët.

Donald Trump: Pikë së pari, gjykata superme sapo e miratoi, jam dakord, nuk do ta bllokoj. Të gjithë donin që ta rikthenin, ne e hoqëm dhe të gjithë e donim. Ne vendosëm 3 gjqytarë supreme në gjykatë. Ishte përfundimi më liberal se sa mund ta prisnim. Tashmë, shtetet e kontrollojnë, është vota e njerëzve. Unë besoj në jetën e nënës. Është shumë e rëndësishme. Ata duan të heqin e fëmijës pas 8-9 muajsh apo pas lindjes.

Joe Biden: Gjë e tmershme se çfarë ke bërë. Nuk mund të shohësh një mjek dhe të shohësh se cilat janë konditat e tua. Kan gra dhe vajza të reja që kanë vdekur, shkojnë në funeral. Kjo është çështja. Ka shumë gra të reja që përdhunohen nga bashkëshortët, është qesharake të mos bësh asgjë për këtë. Vendimi duhet të merret nga mjekët, jo nga politikanët. Nuk jemi të gatshëm për abort të vonshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!