Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat diplomatik e shtetërorë për të evituar destabilizimin në vend. Në hapje të Këshillit të Përgjithshmen të partisë, Abdixhiku ka thënë se e vetmja pikë që do të shqyrtohet është kërkesa e kryesisë për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme të LDK-së.
“Më lejoni të ndajë shqetësimin për ngjarjet në veri të vendit. Të jap mbështetjen e LDK-së për djemtë tanë në veri. Të bëjë thirrje dhe ftesë që Qeveria e Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat diplomatik e shtetëror për të evituar destabilizimin e vendit”, ka thënë ai.
Ai tha se zgjedhjet në LDK janë festë, ndërkohë që ka folur për rezultatet në zgjedhjet e përgjithshme. Abdixhiku shtoi se zgjedhjet fillojnë më 1 qershor.
“Aksidentet elektorale edhe mund të ndodhin. Këtë gjendje për ne, kryesia jonë vendosi ta shohë si urgjencë për vendin”, shtoi ai.
Abdixhiku ka shtuar se në dy vitet e shkuara ka marrë besimin më të madh të votuesve prej mërgatës.
“Sot Kosova udhëhiqet nga popullsitë dhe një pushtet i paaftë dhe arrogant. Në këtë ngarkesë të tyre, qytetarët po e kuptojnë çdo ditë atë që e kemi kuptuar çdoherë. Me këtë kuptim të tyre, ata kanë bërë ballë braktisjen e shtetit. Kosova sot nuk ka një projekt të madh kapital, spitalet janë pa barna dhe pa pejë. Sot në Kosovë nuk ke asnjë reformë në arsim”, tha ai.
Sipas tij, sot Kosova ka një marrëveshje që hap rrugën për vetëmenaxhim etnik.