ABC News zbardh mekanizmin e kalimit të kamionit me 2.5 t drogë

schedule15:27 - 6 Dhjetor, 2017

schedule 15:27 - 6 Dhjetor, 2017

ABC News ka mësuar mekanizmin si u mundësua kalimi në portin e Durrësit i kamionit me rreth 2.5 tonë drogë në janar të këtij viti. Lënda narkotike ka pasur si destinacion final Gjermaninë, por u kap në Itali.

2.5 tonë kanabis që u kapën nga autoritetet në brigjet e Ankonës në 9 janar të këtij viti, kanë kaluar në kamion nga Porti i Durrësit, të kamufluar si dru. Prokuroria bën të ditur nga hetimet se ngarkesa e nisur drejt Gjermanise, ishte vulosur në portin e Durrësit si mall tranzit, për të mos u kontrolluar më tutje në portin Italian. Ngarkesa ishte zhvendosur drejt Durrësit me dy kamione të rëndë, ndërsa vetëm njëri prej tyre kreu kontrollin në skaner ne portin e Durrësit

Destinacioni final ishte Gjermania dhe kamioni drejtohej nga Dhimo Koraj. Ndërkohë që mjeti do te imbarkohej në tragetin e linjës, Durrës-Ankona, brenda terminalit të portit  Durresit, drejtuesi i kamionit, Koraj ndërroi targat e rimorkios së pakontrolluar duke i vendosur ato të mjetit të kaluar më herët në skaner. E gjithë skena ishte monitoruar nga vetë hetuesit Gjerman të cilët kishin rënë në gjurmët e trafikantëve Shqiptar.

Burima nga prokuroria, theksojnë se homologët e tyre gjermane kishin kërkuar që ngarkesa me drogë të mos ndalohej, as në vendin tonë e as në Itali, pasi finalizimi i operacionit do të kryhej vetëm kur droga te shkonte në destinacionin final, që ishte qytetit i Mynihut. Ky mosrakordim ndërmjet mes gjermane dhe italiane qe ndaloi kamionin me droge, krijoi dyshime per dekonsiprim te operacionit, pasi fillimisht u prangosën vetëm pesë persona dhe jo drejtuesit e vërtetë të trafikut te narkotikeve./abcnews.al

https://youtu.be/RPganRE_Sxg

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!