Këta janë fëmijë dhe të rinj me aftësi ndryshe apo specialë, pjesa më e madhe e tyre janë braktisur nga familjarët dhe janë strehuar në qendrën rezidenciale në Durrës.
Kamera e ABC Neës i vizitoi në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe pa nga afër se si po i kalojnë këto ditë izolimim. Janë gjithsej 32 përfitues që së bashku me 6 punonjës nuk kanë dalë jashtë dyerve të rezidencës prej gati 4 javësh. Tereza Koçi është infermieria që kujdeset vazhdimisht për ta 24 orë në 24.
“Me gjithë vështirësitë që mund të kemi, jemi munduar që gjatë kësaj periudhe të vështirë, kemi bërë të pamundur që këta fëmijë të mos ndjehen të vetmuar”, thotë ajo.
Tereza ashtu si dhe kolegët e saj janë në merak për familjarët e tyre që në këto ditë të vështira nuk ju gjenden dot pranë.
“Familja është në shtëpi, por me anë të telefonit jemi lidhur. Meraku është i madh për familjen”, shprehet infermierja.
Në këtë qendër fëmijët dhe të rinjtë të moshës nga 5 deri 25 vjeç po marrin trajtimin psiko-social dhe disa mësime, pasi shkollat prej datës 9 mars ka mbyllur dyert. /abcnews.al