Brenda një kohë shumë të shkurtër policia lokale e Fierit ia ka dalë që të vendosë në pranga tre personat e dyshuar si autorë të grabitjes me armë.
Dy prej autorëve janë nga Vlora, ndërsa i treti nga fshati Zhupan i Fierit. Pas arrestimit të autorit të pare, dy të tjerët, janë vënë në pranga vetëm pak kilometra larg qytetit të Fierit, në fshatin Baltëz.
Lulëzim Demiraj, nga Vlora, është autori i dyte i dyshuar i grabitjes së pikës së këmbimit në Fier.
Ai u kap një orë pas ngjarjes në një kanal me ujë ku po fshihej.
Siç shikoni edhe nga pamjet që ABC News ka siguruar, policia e ka ndjekur deri në vendin ku ai shkoi për t’u fshehur.
Pas tij u kap edhe autori i tretë i dyshuar i grabitjes dhe plagosjes së dyfishtë. Ai është Dashamir Gergali 41 vjeç nga Zhupani i Fierit. Të dy së bashku u larguan me makinë nga qyteti dhe dolën në zonën rurale.
Më herët policia kishte kapur autorin e parë të kësaj ngjarje të rëndë, Zini Fyrajn 37 vjeç nga Sevasteri i Vlorës.
Të Arrestuar në flagrancë:
Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.
Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë.
Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.
./abcnews.al