ABC News pamje ekskluzive nga protestat e Jeruzalemit

schedule17:20 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 17:20 - 8 Dhjetor, 2017

Është shënuar viktima e parë në përleshjet mes palestinezëve dhe policisë së Izraelit. Ndërsa bilanci i të plagosurve është rreth 1 mijë. Palestinezët kanë lëshuar përsëri raketa në drejtim të Izraelit.

Vazhdon dhuna në Lindjen e Mesme. Një palestinez mbeti i vrarë në rripin e Gazës në përleshjet me ushtarët izraelitë. Bëhet fjalë për viktimën e parë të regjistruar gjatë protestave të dhunshme që filluan pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Ndërkohë, bilanci i palestinezëve të në Bregun Perëndimor është rreth 1 mijë.
Ministri i Shëndetësisë në Gaza ka saktësuar se 30-vjeçari Mahmud al Masri është vrarë përgjatë kufirit. Ushtria Izraelite ka konfirmuar se ka qëlluar dy persona në zonën e demarkacionit duke i akuzuar ata si “nxitësit kryesorë” të “revoltave të dhunshme”. Sipas Gjysëmhënës së Kuqe palestineze, mbi 60 protestues janë qëlluar me armë zjarri, mbi 500 të tjerë u helmuan nga gazi lotësjellës, ndër mbi 200 të tjerë u plagosën nga plumbat e gomës që janë qëlluar nga ushtria izraelitë, e cila ndërhyri për të shpërndarë protestuesit përgjatë kufirit.

Njësoj si të enjten, edhe të premten janë lëshuar raketa nga toka Palestineze në drejtim të Izraelit. Sistemi antiraketë i qeverisë së Tel Avivit, “Iron Dome”, rrëzoi një raketë të nisur nga Gaza në drejtim të jugut të Izraelit. Nga shpërthimi i saj nuk ka pasur viktima apo qytetarë të lënduar. Gjithashtu është lëshuar edhe një raketë tjetër, por nuk dihet ku ka përfunduar.
Ndërkohë, për të kundërshtuar veprimin e presidentit Trump, mijëra manifestues pro-Palestinës zhvilluan demonstrata në Jordani, Egjipt, Irak, Turqi, Tunizi dhe Iran. Gjithashtu protesta për këtë çështje ka pasur edhe në shumë shtete të tjera me shumicë muslimane./abcnews.al

 

https://youtu.be/Bnnu1xsIF8U

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!