“ABC News” në familjen Greku, Dorjani thotë se tragjedia mund të ishte shmangur pas tërmetit të 21 shtatorit

schedule16:20 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 16:20 - 16 Dhjetor, 2019

Katër familje që humbën njerëzit e tyre të dashur në Thumanë pas tërmetit të 26 nëntorit janë strehuar në banesat sociale në Shkozë. Abc News ishte pranë familjes Greku, që humbi 3 anëtar.

Dorjani është kthyer nga Franca për t’i qëndruar pranë familjes. Ai thotë se tragjedia mund të ishte shmangur nëse do të ishin njoftuar se banesa e familjes së tij në Thumanë ishte e pabanueshme që pas tërmetit të 21 shtatorit.

Familja Greku ka humbur 3 anëtar nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët banonin në katin e dytë të një pallati në Thumanë. Djali i vetëm që mbijetoi është Dorjani 33-vjeç. Ai ndodhej në Francë bashkë me  gruan dhe dy fëmijët ku mësoi për tragjedinë.

Ka humbur vëllain e Saimirin bashkë me nënën Çelike dhe babain Pëllumb. Dorjani Greku jeton prej gati një jave në banesat sociale në Shkozë por i mungon pjesa tjetër e të afërmve të tij.

Dorjani dikur ka qenë futbollist dhe dëshiron që këtë pasion t’ia lë djalit të tij, Amaris.

Ajsela ka shumë ëndrra… ajo është 5 vjeçe, pikturon dhe kërkon që bëhet  balerinë në të ardhmen. Por kërkesa kryesore është të marr pjesë në emisionin “Piter Pan”.

Ende nuk e di që shoqja e saj e ngushtë Ariela Lala nuk jeton më.

Nëna e dy fëmijëve kërkon vetëm shkollim dhe një punë për bashkëshortin e saj.

Në fund Dorjani thekson se nëse dikush nga instancat qeveritare do ti kishte njoftuar se banesa e tyre ishte e pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit atëherë tragjedia në familjen e tij mund të ishte shmangur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!