ABC në frontin e luftës, Taulant Kopliku raporton në vijën e zjarrit mes rusëve dhe ukrainasve

schedule15:26 - 7 Mars, 2022

schedule 15:26 - 7 Mars, 2022

ABC ndodhet prej disa ditësh në Kiev. Gazetari Taulant Kopliku dhe operatori Ardian Kamberi ishin sot shumë pranë vijës së kuqe, zona më e rrezikshme, ku më herët ka qenë e pamundur futja e mediave aty.

Gazetari bëri për pak momente raportim pranë vijë së zjarrit mes rusëve dhe ukrainasve në kushte tepër të rrezikshme. Teksa po raportonte në sfond dëgjoheshin bombardimet e vazhdueshme dhe tymi i zi që pushtonte qiellin.

“Pas shpinës së operatorit janë më dhjetëra ushtarë të Ukrainës që janë vendosur në një vijë mbrojtje por e kemi të pamundur sepse nuk na lejohet. Mësa kemi informacione forcat rusë po intensifikojnë sulmet për të marrë Kievin. Rezistenca e forcave ukrainase vijon të jetë e fortë. Ky është fronti kryesor i luftës që po bëhet për mbrojtjen e Kievit. E kam të vështirë të raportoj sepse ka shpërthime në të dy anët dhe janë shumë afër. Do të duhet të largohemi nga kjo zonë sepse jemi shumë afërt. Na bëjnë më shenjë që duhet të ndërpresim menjëherë transmetimin”, tha  Kopliku.

Lexo edhe: E FUNDIT/ Po raportonin nga fronti, ekipi i ABC detyrohet të ndërpresë lidhjen LIVE pas bombardimit të rusëve

Gazetari u detyrua të mbyllë raportimin live, pasi ia kërkuan ushtarët ukrainas, ndërsa rusët intensifikonin bombardimet. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!