Abazoviç: Vaksinat nga BE-ja do të arrijnë më 31 mars në Mal të Zi

schedule07:42 - 18 Mars, 2021

schedule 07:42 - 18 Mars, 2021

Bashkimi Evropian ka premtuar se në fund të marsit do të dhurojë dozat e para të vaksinës për Malin e Zi.

Zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviç pas një takimi që ka zhvilluar në  Bruksel me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, ka marrë konfirmimin se vaksinat në Malin e Zi do të mbërrijnë me 31 mars.

Pas takimit me Oliver Varhelji, jam i kënaqur t’ju informoj se vaksinat nga Bashkimi Evropian (BE) do të mbërrijnë në Malin e Zi më 31 mars. Nga Komisioni Evropian, ne kemi marrë mbështetje në reformat dhe një shtysë të re në integrimin në BE. Sundimi i ligjit mbetet një përparësi për Qeverinë e Malit të Zi”, shkruan Abazoviç në Twitter.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Malin e Zi janë konfirmuar të infektuar me Covid 84700 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 1 151 pacientë./abcnews.al