Abazaj: Titulli? Ende besoj, në verë do të rikthehem tek Anderlechti

schedule19:15 - 23 Mars, 2020

schedule 19:15 - 23 Mars, 2020

Sulmuesi i Kukësit, Kristal Abazaj, ka dhënë një intervistë me lidhje telefonike me emisionin Fan Zone në Supersport, aty ku preku disa tema interesante rreth tij, klubit të Kukësit dhe të ardhmes.

KARANTINA – “Jam mësuar me këtë situatë, sepse në Belgjikë qëndroja vetëm. Dilja vetëm me disa miq të mi. Kohën e lirë, përgjithësisht, e kaloj me Albin, e kam shokun më të mirë, dhe më shokët e mi, ata të rrethit tim”.

NDËRPRERJA – “Besoj se po, sepse po kalonim një moment të keq, edhe pse po luanim mirë. Po ndëshkoheshim në minutat e fundit, na kishte ndodhur në katër ndeshjet e fundit me Tiranën, ndeshjen në Ballsh, në Durrës. Tirana e ka krijuar me meritë këtë distancë që ka.

RASTI KUNDËR TEUTËS – “Për ne sulmuesit, kur humbim rastet, është e rëndë. Në stërvitje unë gjithmonë i shënoj ato raste, por nuk e di pse zgjodha të godisja në atë  mënyrë”.

FRIGORIFERI – “Të them të drejtën, po, miku im më i mirë. Kur isha në Belgjikë, konsumoja shumë çokollata, na e ka lënë këtë ves”.

GJICI – “Nuk kam komunikime me presidentin, ai ka qenë i angazhuar me punët si kryetar bashkie”.

TITULLI – “Nuk e di, kemi shumë ndeshje të vështira, me Partizanin me Tiranën… Unë besoj, por  sigurisht që është e vështirë”.

E ARDHMJA – “Po pres merkaton e verës, do të lëviz nga këtu. Në verë do të kthehem tek Anderlecht. Shpresoj të gjejmë një zgjidhje për të mirën time dhe të klubit”, tha Abazaj./abcnews.al