Jonathan Barnett, menaxheri i Gareth Bale, ka dhënë një intervistë të gjatë për AS dhe një nga pyetjet më ngacmuese ishte ajo për Ousmane Dembele, sulmuesin e blera nga Barcelona te skuadra e Borussia Dortmund.
Plot 150 milion euro në arkat e gjermanëve dhe Barnett, kur i thuhet se ashtë normale kjo shumë e paguar, e ka gati përgjigjen dhe është mjaft interesante. “A ka shkuar klubi ‘gropë’? A ka humbur klubi para? A janë në telashe? Nuk ka rëndësi.
Unë ngas një Bentley sepse është më i miri dhe paguaj shumë për të. Unë nuk drejtoj një Mini. Nëse doni të shihni më të mirën, duhet ta blini atë. Nëse doni lojtarin më të mirë, duhet paguar. Do ishte çmenduri nëse nuk klub do të blinte një lojtar për 500 milion euro nëse nuk kanë para.
Nëse jeni trokë dhe klubi nuk ka para, ata nuk mund të përballojë as një faturë 1 euro për një lojtar. Nëse keni shumë para, atëherë mund ta përballoni. Nëse klubi është në drejtimin e duhur në aspektin financiar, nuk ka asnjë problem”. /abcnews.al