A u sabotua Presidenti konsensual? Analistët diskutojnë në “Log.”

schedule21:31 - 2 Qershor, 2022

schedule 21:31 - 2 Qershor, 2022

“A u sabotua Presidenti konsensual”, kjo ishte tema e diskutimit të enjten në mbrëmje në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Për të diskutuar për këtë temë, ishin të ftuar analistët Neritan Alibali, Skënder Minxhozi dhe Mendor Nazarko, si dhe deputeti i PS, Arben Pëllumbi.

Të pyetur nga moderatori Xhafo se a është djegur mundësia për një president konsensual në raundin e katërt, analistët Minxhozi dhe Nazarko u shprehën se ka ende mundësi, duke shtuar se Rama do të propozojë një figurë që pëlqehet dhe nga e majta dhe nga e djathta, në mënyrë që të marrë në fund mbi 84 vota, edhe pse në këtë raund mjaftojnë vetëm 71.

Ndërsa për analistin Alibali asnjë nga palët nuk e ka dashur që në fillim një president konsensual, thjeshtë kanë kërkuar që të përfitojnë politikisht.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: A është sabotuar presidenti?

Minxhozi: Kur flasim për një proces të zgjedhjes së kryetarit të shtetit më e para procesi të jetë Kushtetues, të ndjekë fazat në mënyrë të natyrshme, mos ketë shkelje proceduriale, më pas vjen elementi politik, ose elementi i konsensusit. E mirë do të ishte që eksperienca e vjetër e vitit 2002 me të vetmin president i cili u negociua thuajse hapur, bashkë me të dhe një shef i prokurorisë në atë kohë, në frymën e një konsensusi, por nga ana tjetër kemi parë që mazhorancat të dalin publikisht në periudhat kur është folur për kreun e shortit me formulën që Presidenti duhet të jetë Kushtetues. Precedenti që ka krijuar e djathta, zoti Berisha vetë.

Xhafo: A u sabotua apo jo presidenti?

Minxhozi: Unë them që nuk është sabotuar. Nëse ti e kujton unë marr të mirëqenë atë që kjo mazhorancë duhet të ketë presidentin e vet, sepse ka një ndarje të padrejtë për mënyrën si e shoh unë të votimit dhe dërgimi në presidencë në këto 30 vite, aq sa kemi në një realit të shtrembëruar.

Xhafo: Përse mendon se ekziston vullneti për një president konsensual?

Minxhozi: Shoh një prezencë tek mazhoranca për të mos e mbyllur qefullin thjeshtë në një valencë politike të një krahu, por ka tendencë ta hapë atë, që të jetë një figurë që mos marrë 74 ose 77 vota, por 84.

Xhafo: A është sabotuar Nazarko?

Nazarko: Nuk ka patur nevojë të sabotohej duke parë situatën brenda opozitës.

Xhafo: Sabotimi mund të jetë dhe rrjedhojë?

Nazarko: Në mënyrën se si është konceptuar në Kushtetutë dhe në rregulloren e Kuvendit, sepse këto janë dy aktet që rregullojnë zgjedhjen e presidentit, në precedentët e krijuar ishte e qartë që s’do shkonim në raundin e katërt, duke patur parasysh edhe situatën brenda opozitës, por dhe duke ushqyer atë frymë e Berishës që nuk duhet të bashkëpunojmë me mazhorancës, edhe pse Berisha ka bërë marrëveshjet më të mëdha me PS. Duke nisur nga gjithë situata është krejtësisht e qartë se do të shkohej në raundin e katërt. Rama do të përpiqet që të mos shkojë me një figurë që të ketë vetëm votat e kësaj mazhorance. Ai do të përpiqet të ketë një dukje të një figure që pëlqehet edhe nga e majta dhe nga e djathta. Rama do të preferojë një figurë që t’i bindet.

Xhafo: Duke e vënë këtë si kusht, mendon se kjo do ta çonte votat përtej 77?

Nazarko: Unë mendoj se po.

Xhafo: Alibali a u sabotua me qëllim apo pa qëllim? A kishte premisa nga mazhoranca

Alibali: Unë kam mendimin që asnjë nga palët nuk ka dashur të zgjidhte një president konsensual. PS, rithemelimi dhe restaurimi se kështu e quaj grupin e Alibeajt, të tre palët kanë luajtur brenda kufijve të tyre për të arritur disa objektiva politikë. Pra presidenti ka qenë thjeshtë mjeti.

Xhafo: Cili ishte objektivi i PS?

Alibali: E ke dëgjuar Ramën që do president konsensual.

Xhafo: Çfarë domethënë konsensuale?

Alibali: Dy palë politike të merren vesh, por asnjë nga palët nuk ka dashur të ketë konsensus.

Xhafo: Pse një president i cili kërkon shumicën në 3 raundet e para nuk mund të jetë konsensual?

Alibali: Nuk quhet konsensus por president i zgjedhur me bazë të gjerë.

Xhafo: PD e restaurimit?

Alibali: Restaurimi ka kërkuar të përjashtohej rithemelimi, që mos ulej Berisha në tryezë dhe grupi i Alibeajt të konsiderohej si opozita që negocion me PS-në. Objektivat që nuk u realizun nga Berisha ishte që të zinte një vend në tavolinë. Nëse zoti Rama do zgjedhë një kandidat që është i pranueshëm dhe nga opozita, që votohet dhe nga Berisha, çfarë do ndodhë?

Xhafo: Asgjë mos do ndodhë.

Alibali: Berisha do të votojë një kandidat të Ramës nëse e zgjedh nga e djathta?

Minxhozi: Nuk voton as Papa Frençeskun Berisha nëse e propozon Rama.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!