A u gjobit Berisha për Kuvendin? Manastirliu: Aktivitetet e partive s’janë mbi qytetarin

schedule20:02 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 20:02 - 13 Dhjetor, 2021

E ftuar në “Radarin Informativ” në ABC, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se nuk ka dijeni nëse është vendosur gjobë për Kuvendin Kombëtar të organizuar 2 ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, për shkak se u shkelën masat anti-COVID, siç ishte grumbullimi masiv dhe mosmbajtja e maskave.  Ministrja u shpreh se duhen pyetur organet ligjzbatuese nëse kanë marrë masa, ndërsa theksoi se aktivitetet e partive s’mund të prevalojnë mbi misionin për të mbrojtur qytetarin nga COVID.

Unë nuk i shikoj aktivitetet me parti, por i shikoj sa këto aktivitete zbatojnë rregullat anti-COVID, për këtë ministria e Shëndetësisë i përkthen në vendime dhe urdhra. Nëse jeni të interesuar mund të evidentoni me qindra raste që janë marrë masat andministrative. Sa i përket Kuvendit të 11 dhjetorit duhet të pyesim organet ligjzbatuese, unë nuk ndjek aktivitetet. Aktivitetet e partive s’mund të prevalojnë ndaj misionit që ne kemi për të mbrojtur qytetarin”, tha ministrja.

Njoftimet se mashtruesit po e shfrytëzojnë fushatën globale të vaksinimit për të hedhur në treg certifikata të falsifikuara vijojnë të rriten. Ministrja tha se edhe në vendin tonë ka pasur raste dhe se personat që e kanë bërë një gjë të tillë kanë marrë ndëshkimin e merituar. Ajo bëri apel që të denoncohen sa më shumë raste kur ka tentativa të tilla.

Nuk mund të them që është një problem që haset shpesh por ka pasur raste ka pasur denoncime për raste të abuzimit në këtë drejtim, që jo vetëm është marrë masa e janë përjashtuar nga  detyra por edhe të ndiqen raste të tilla.  Duhet të kemi parasysh se të gjithë duhet të jemi prezentë dhe përfaqësues të asaj që ndodh dhe çdo qytetar çdo mjek  çdo punonjës ka detyrën të raportojë dhe të denoncojë në kohë reale”, u shpreh Manastirliu. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!