Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A po shkon PD drejt shuarjes? Mërtiri: Qytetarët e braktisën protestën e thirrur nga Sali Berisha

schedule18:32 - 18 Nëntor, 2025

schedule 18:32 - 18 Nëntor, 2025

TIRANË- Analisti Ergys Mërtiri, ka komentuar dështimin e protestës së fundit të Partisë Demokratike dhe situatën brenda opozitës, duke u shprehur se qytetarët nuk po i përgjigjen më thirrjeve të lidershipit aktual.

Sipas tij, rrëzimi i një qeverie nuk arrihet me militantë, por me qytetarë që ndjejnë realisht nevojën për ndryshim.

I ftuar në “Tirana Live”, Mërtiri theksoi se hetimi për ngjarjen e 21 janarit është një ndër arsyet që Berisha po tenton të përdorë protestat si presion politik.

Në fund, Mërtiri nënvizoi se opozita aktuale nuk po arrin të frymëzojë qytetarët.

“Rrëzimi i qeverisë bëhet duke bllokuar sheshet jo më aq militantë. Qytetarët e braktisën protestën e PD.  Shqiptarët nuk e duan këtë opozitë.  Pse bëjnë protestë kur e dinë se njerëzit nuk u shkojnë.

Berisha duhet të japë llogari për humbjen në 11 maj, dhe e dyta, duhet të japë llogari për çështjet që janë ngritur ndaj tij. Hetimi i 21 janarit, shkak për protestat. SPAK po vendos Berishën në një sillet të madh.  Kjo opozitë nuk ngjall as shpresë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!