A po rikthehet “lufta e yjeve”? Përshkallëzohen tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë

schedule09:05 - 28 Tetor, 2022

schedule 09:05 - 28 Tetor, 2022

Në një deklaratë për Perëndimin, rolin e Azisë në shekullin e 21-të dhe përdorimin e armëve bërthamore, Presidenti rus, Vladimir Putin u përpoq të legjetimonte pushtimin e tij në Ukrainë.

Duke e përshkruar dekadën e ardhshme si “më të rrezikshmen që nga Lufta e Dytë Botërore”, Presidenti i Rusisë nisi një sulm kokë më kokë ndaj  “elitës perëndimore”, duke e akuzuar atë për përshkallëzim dhe një “lojë të pistë dhe të përgjakshme”.

“Ka dy anë të Perëndimit: Perëndimi tradicional, me vlerat e krishtera mbi të gjitha, me të cilin kemi rrënjë të përbashkëta, dhe perëndimi kozmopolit, që është vegël e elitave liberale”, tha ai në fjalimin e tij në Valdai Discussion Club ndërsa paralajmëroi se “askush nuk do të durojë diktatet e këtij Perëndimi në Rusi”.

Duke iu përgjigjur pushtimit të Ukrainës, lideri i Kremlinit argumentoi se ka pasur ndryshime prej vitesh, vetëm tani ato janë shprehur në një formë të tjetër më të ashpër ndërsa përsëriti pretendimet e vendit të tij për një kërcënim të drejtpërdrejtë nga NATO, raporton abcnews.al.

Në të njëjtën kohë, Vladimir Putin pohoi se “nuk ka kuptim, politikisht apo ushtarakisht” një sulm bërthamor në Ukrainë, por ai nuk u tërhoq nga teoria e “bombës së pistë”, duke krijuar kështu alibi për lëvizjet e tij të ardhshme.

Gjithashtu, ai e quajti liderin e Kinës Xi Jinping “mikun e tij të ngushtë” dhe e përshkroi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan me fjalët më të mira.

Satelitët dhe armët bërthamore

Ndërkohë, fiksimi i Rusisë me “bombën e pistë” ka të bëjë më shumë me justifikimin e çfarëdo lëvizjeje ruse që vjen më pas, duke pasur parasysh se Rusia do të synonte “infrastrukturën civile” në hapësirë ​​nëse Moska beson se ajo i shërben qëllimeve ushtarake, tha Konstantin Vorontsov, zyrtar rus në Kombet e Bashkuara.

John Kirby, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, tha se rusët po kërkonin të zhvillonin teknologji anti-satelite, ndërsa paralajmëroi se “çdo sulm ndaj infrastrukturës amerikane do të përballet me një përgjigje”, pasi zyrtari i lartë rus tha se satelitët komercialë perëndimorë mund të jenë “objektiva legjitime”, të Rusisë pasi janë të përfshirë në luftën në Ukrainë.

Përshkallëzimi i mprehtë dhe i ri i retorikës së Putinit, i shoqëruar nga një ngjyrim i fortë ideologjik, ka alarmuar veçanërisht Perëndimin, pasi zgjerimi i Rusisë në Lindje përmes Euroazisë paraqet një debat botëror.

E njejta gjë vlen edhe për satelitët komercialë të SHBA-së dhe aleatëve të saj, të cilët përbëjnë një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Moskën kundër një rrëzimi të mundshëm të tyre, veçanërisht kur kjo do të qetësonte publikun rus, i cili kërkon një operacion spektakolar dhe të suksesshëm në frontin ukrainas, raporton abcnews.al.

Duke vepruar, në fakt, si një valvul lehtësimi për tensionin brenda partisë, përdorimi i armëve nukleare taktike për të goditur satelitët e SHBA-së dhe aleatëve të saj (të toleruar nga doktrina ushtarake ruse) në formën e hakmarrjes me përdorimin e “bombës të pistë” do të zgjidhte shumë probleme për presidentin rus, e para prej të cilave është qëndrimi i tij në krye të pushtetit, i cili po lëkundet dita-ditës për shkak të humbjes së ushtrisë ruse në fushat e betejës.

Rusia i ka kërkuar tashmë Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të kryejë një hetim ndërkombëtar për “përfshirjen” e SHBA-së në zhvillimin e pretenduar të armëve biologjike në Ukrainë, ndërkohë që ankesa u shoqërua me një projekt-rezolutë.

Përballë zhvillimeve të stuhishme, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti deklaratën e Kremlinit të rremë, duke shtuar se “Ukraina nuk ka një program armësh biologjike.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë kanë një program të armëve biologjike. Nga ana e tij, presidenti rusk a deklaruar se aty ku ka armë bërthamore, rreziku është më i madh.

“Ne kurrë nuk kemi thënë asgjë paraprakisht për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia. Ne vetëm e kemi lënë të kuptohet, në përgjigje të deklaratave të liderëve perëndimorë”, tha më Vladimir Putin.

“Kush mund të nisë një sulm të parë bërthamor kundër Rusisë ? SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Nuk e di nëse Macron është dikush që do të merrte pjesë në këtë aventurë”, tha ai, duke pasur parasysh vendet që kanë armë bërthamore.

Nëse diçka e tillë do të ndodhte, “Britania do të fundosej nën Oqeanin Atlantik dhe në vend të Shteteve të Bashkuara do të kishte një ngushticë të re me emrin Jozef Stalin”, duke përfunduar, se “sinjali është dërguar në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Nuk bëhet fjalë për shantazh. Kjo është ajo që ne në fakt do të bënim nëse do të sulmoheshim,” përfundoi ai, duke mos e e hedhur poshtë kërcënimin ndaj satelitëve perëndimorë.

/abcnews.al