Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

A po provokohet tension në Shkup? Nesturi: Studentët e kanë fituar betejën e tyre, kriza i ngelet klasës politike

schedule20:26 - 18 Maj, 2026

schedule 20:26 - 18 Maj, 2026

MAQEDONI E VERIUT- Shkupi u vesh kuq e zi në protestën e studentëve shqiptarë që kërkojnë mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Mijëra studentë e qytetarë dolën në rrugë me flamujt kombëtarë dhe pankarta që kërkojnë të drejtën e përdorimit të shqipes në shkolla e universitete, siç e përcakton edhe Kushtetuta. Studentët kërkojnë edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, që ka kundërshtuar kërkesën e tyre për të dhënë provimet në shqip.

Analisti Plator Nesturi, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se protesta studentore ka marrë përkrahje popullore si te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, por edhe në Kosovë.



Ai theksoi se pas protestës, kriza tashmë i mbetet klasës politike, e cila duhet të përballet me pasojat dhe të japë zgjidhje për problemet.

Ai foli dhe për rolin e Shqipërisë, dhe qasjen që ajo mban  karshi protestës së studentëve, ku mes tjerash shtoi se:

“Ne nuk kemi informacion se çfarë ka bërë Ministria e Jashtme. Unë nuk mendoj se nuk do ketë pasur asnjë lëvizje, sepse do ishte dehe më skandal. Realisht për hir të çështjes  së stabilitetit rajonal. Tirana zyrtare ka qenë e kujdesshme, sidomos me RMV. Ky është një fakt që nuk ka të bëjë vetëm me ketë rast.

Studentët realisht me këtë lëvizje të tyre, duke treguar sensin e protestës dhe kanë gjetur rrezatim dhe përkrahje popullore jo vetëm bren shqiptarëve të RMV, por edhe në Shqipëri dhe në Kosovë, është një element i rëndësishëm. Për mua, ata e kanë fituar betejën dhe kanë për t’ia arritur qëllimit të tyre. Pas kësaj lëvizje, kriza i ngelet  klasës politike. Çështja nuk është se mbaron me kaq”, u shpreh Nesturi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!