A përmban COVID-19 sekuenca të HIV? Detina Zalli: Nis sot eksperimenti i një vaksine

schedule09:17 - 23 Prill, 2020

schedule 09:17 - 23 Prill, 2020

Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, Detina Zalli kërkuese shkencore dhe pedagoge në Oxford tha për gazetarin Enkel Demi se sot nis eksperimentit i vaksinës.

“Sot fillon testimi i vaksinës, është një nga grupet më të mirë shkencor që do të merret me provat e kësaj vaksine. Deri tani janë rekrutuar 510 persona të moshave të ndryshme, nga 18 deri në 55 vjeç. Deri në pak orë besoj do të mësojmë nëse vaksina do të jetë efikase apo. Por, një tjetër gjë është mësimi i rezultateve dhe tjetër gjë ideja se mund të jetë e disponueshme për popullsinë e gjerë. Kjo mund të marrë rreth një vit kohë”, u shpreh Zalli.

Momenti që testohet dhe momenti i prodhimit janë dy kohë të ndryshme?

Zalli: Patjetër,  duhet të gjejmë mënyrën që ta prodhojmë në sasi tëe mëdha që të jetë  e disponueshme për të gjithë publikun. Deri në shtator besoj do të kemi idenë nëse do të jetë efikase do të zhvillojë antitrupa apo jo.

Nëse unë do të isha vullnetar dhe do ta bëja këtë vaksinë unë ekspozohem me qëllim ndaj infeksionit, takoj njerëz që janë të infektuar apo thjesht vazhdoj jetën normale dhe shoh nëse prodhohen antitrupa?

Zalli: Vazhdon jetën normale. Më pas shikohet nëse zhvillon antitrupa edhe sepse vaksina brenda saj do të ketë proteine e cila është gjetur në virus për të shikuar nëse sistemi imunitar do të zhvillojë antitrupa kundër kësaj proteine. Kjo proteinë është shumë e rëndësishme sepse është kjo proteina me të cilën virusi futet në qelizat njerëzore.

Detina Zalli kërkuese shkencore dhe pedagoge në Oxford, gjithashtu  u shpreh se bota e viruseve është evolucion. COVID-19 është një virus i ri i cili ka qenë i rezervuar në kafshë dhe kaloi tek njerëzit për arsye që ende nuk njihen. Më tej tha se COVID-19 ka një ngjashmëri prej 76% gjenetike  me virusin që shkakton SARS dhe 97% pomologji me një virus që gjendet në lakuriqin e natës.

“Nëse hartojmë pemët familjare të këtij virusi dimë që kjo rrjedh nga viruset që qarkullojnë në natyre dhe nuk ka lidhje me shpikjet laboratorike. Nëse shikojmë sekuencën është 97% identik me viruset që ndodhen në lakuriqet e natës, ndërsa 3% ndryshim është evolucioni në natyrë që ka kaluar nga lakuriqi i natës tek një kafshë tjetër dhe më pas te njerëzit”, u shpreh ajo.

A ngjan ky virus me HIV?

Zalli: Ka homologji edhe me Hiv, por nuk mund ta shpikin shkencëtarët në laborator, pasi genomi futet në kompjuter dhe të tregon se cili pjesë e virusit duhet ndryshaur për të infektuar qelizat e njerëzve më shumë. Dhe sekuencat në kompjuter nuk dallohen.

Më tej ajo shpjegoi se antena 5G emëton mikrovalë me frekuenca shumë më të ulëta se vetë rrezatimi diellor. Sipas saj nuk ka asnjë lidhje midis virusit korona me 5G sepse virusi nuk mund të udhëtojë në valët e radios apo rrjetit celular. Është parë se  Covid -19 është shprndarë edhe në shumë shtete që nuk ekanë fare rrjetin 5 G.

Ndërkohë theksoi se sipas studimeve është vënë re se koronavirusi përhapet përmes pikave të frymëmarrjes, gjithashtu njerëzit mund të infektohen duke prekur një sipërfaqe të kontaminuar dhe më pas transmetohet duke prekur sytë, pjesë të fytyrës.

Zalli shtoi se duhet treguar shumë kujdes në informacionet që i transmetohet publikut sidomos nga njerëzit që nuk kanë njohuri ë fushën e shkencës.

Si shpjegohet përzgjedhja e virusit ndaj viktimës?

Zalli: Një grup shkencor kinezësh ka shpjeguar se COVID-19 ka ndryshuar kodin gjenetik dhe ka të paktën 30 variacione të ndryshme gjenetike të virusit. Shkencëtarët kanë analizuar 11 lloje të koronavirusit nga pacientë të ndryshëm dhe rezultatet tregojnë që disa nga llojet e mutacioneve të virusit janë shumë më agresiv se të tjerët. Disa mutacione ishin në gjendje të gjenereonin 270 herë më shumë ngarkesë virale dhe kjo mund të shpjegojë se përse disa kalojnë në pneumoni dhe disa të tjerë jo. Por ky sërish është vetëm një studim që duhet veërifikuar.

Ndërsa shtoi se ende nuk ka prova konkrete që vaksina e turbekulozit kuron COVID-19, por disa grupe shkencore që vaksina  e ul e nivelin e virusit te pacientët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!