A mund t’i merret partia Bashës? Çfarë thotë statuti, por edhe “rruga”. Shembujt e mëparshëm

schedule22:32 - 21 Shtator, 2021

schedule 22:32 - 21 Shtator, 2021

Thelbi i diskutimit mbi nismën që ka marrë Berisha kundër Bashës lidhet me pyetjen nëse ish-lideri demokrat mund t’ia marrë PD-në kryetarit aktual. I pyetur për këtën në “Log.”, Çlirim Gjata tha se nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD.

Sipas tij, Berisha nuk ka kërkuar shkarkimin e Bashës menjëherë, por hedhjen në votim të vendimit për nxjerrjen e tij jashtë Grupit Parlamentar.

Ndërkohë, Neritan Alibali tha se në çdo rast, me procedura Berisha nuk ia merr dot partinë Bashës pasi edhe nëse situata shkon në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, drejtimin e tij e marrin pesë persona të emëruar nga kryetari.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Çlirim Gjata: Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD.

Neritan Alibali: Me sa e njoh unë statusin e PD-së, asnjë organ i PD s’ka tagër statuor për të marrë vendim për një deputet. Së dyti, vetëm në një pikë të nenit për kryetarin e partisë, thotë që kryetari i partisë nxjerr urdhra dhe udhëzime në shërbim të partisë dhe ndoshta Basha ka shfrytëzuar këtë kur mori vendimin për Berishën.

Kuvendi Kombëtar mund të mblidhet me firmat e ¼ të delegatëve, por më propozim të kryearit drejtimin e Kuvendit Kombëtar e merr një grup prej 5 vetash që propozohen nga kryetari. Kryetari nuk shkon për shembull, dhe çdo vendim i marrë mund të hidhet poshtë nga gjykata. Pra, është nul kjo gjë.

Mentor Kikia: Nëse kryetari i PD zgjidhet nga gjykata, atëhere kjo parti është shkrirë. PD nuk është parti kioskë si ato partitë që i ndërron kryetari me një leje ndërtimi..

Neritan Alibali:  PD nuk u shkri kur u nxorr kryetari zvarrë jashtënë 1995, as në 1997 dhe as në 2001 kur edhe OSBE vërtetoi që ishin vjedhur zgjedhjet..

Mentor Kikia: Mirë po tani dy drejtuesit kanë marrë kazmat

Neritan Alibali: Situata ka shkuar deri aty sa fituesi i merr të gjitha

Çlirim Gjata: Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryeatrin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD. /abcnews.al