A mund të transferohet në SPAK dosja e Aleks Nikës? Si përgjigjet Arben Kraja

schedule11:22 - 20 Maj, 2022

schedule 11:22 - 20 Maj, 2022

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja është thirrur për të dëshmuar në Komisionin e Ligjeve. Kraja ka paraqitur raportin për vitin 2021 të institucionit që ai drejton, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të deputetëve.

Deputeti i PS, Eduard Ndreca e pyeti Krajën nëse ka mekanizma ligjorë që dosja e vrasjes së Aleks Nikës në 21 janar të transferohet te SPAK. Kraja tha se është Prokuroria e Tiranës që duhet të bëjë fillimisht vlerësimin.

Lexo edhe: Arben Kraja: Askush nuk mund t’u thotë prokurorëve çfarë të hetojnë

“Kur një procedim penal është pranë një procedurë që është ajo kompetentë për ta vlerësuar çfarë ka në dosje. Nëse vlerëson se nuk është kompetencë e saj, pastaj i dërgohen aktet prokurorisë tjetër. Në këtë rast është SPAL, i cili i vlerëson. Kjo është zgjidhja që i ka dhënë kodi i procedurës penale”, shpjegoi kreu i SPAK. /abcnews.al