A kemi kapacitetet nëse virusi futet në Shqipëri? Koduzi – qeverisë: Po të erdhi në derë çfarë do të bësh

schedule08:39 - 25 Shkurt, 2020

schedule 08:39 - 25 Shkurt, 2020

I ftuar në “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, nënkryetari i Departamentit të Shëndetësisë në PD Gazmend Koduzi, ka folur për virusin vdekjeprurës i cili ka shkaktuar frikë edhe në Shqipëri. Koduzi i ndalur te masat që duhen marrë, theksoi se është e rëndësishme të merren masa të përkohshme deri në një kohë sa të shfaqet përmirësimi i situatës në Itali.

“Bartës i virusit janë emigrantët e paligjshëm, dhe në Shqipëri kemi një port të hapur ku emigrantë mund të hujnë ngado. Pra duhen marrë masa parandaluese. Zinxhiri i virusit mund të shkëputet duke e parandaluar”, tha Koduzi.

Spitali i Kavajës karantinë?

“OBSH rekomandon që vendet e izolimit të jenë larg zonave të banuara. Spitalet tona janë brenda qyteteve, por mund të ketë struktura ushtarake që mund të organizohen për të tilla raste. Edhe izolimi duhet të ketë disa kritere. Masat duhen marrë që të mos shpërndahet virusi në të gjithë popullatën. Vërtet vdekshëmria është më e lartë te moshat e treta, por ka nevojë për trajtim spitalor sepse ky virus është më agresiv.

Më tej ai theksoi se sy dyshohet se nëse virusi futet në Shqipëri nuk do të kemi kapacitete të duhura për të trajtuar rastet. Edhe materialet që janë janë të zëna , janë në përdorim, nëse do të kemi raste të virusit si do të trajtohen. Spitalet kanë nevojë për aparatura, sa i përgatitur është efektivi sot”,- tha Koduzi.

Përhapja e panikut?

Koduzi: Nëse flet për virusin nuk është përhapje paniku, por duhet treguar kujdes.

Pse nuk ka një dënim nga ana e opozitës për mesazhet që pëërhapen?

Koduzi: Për aq kohë sa opozita vetë nuk përhap mesazhe paniku, ne jemi kundër tyre. Ne duam ti bëjmë presion pozitiv qeverisë që të marrë masa për qytetarët shqiptarë. Duhet ti kesh planet gati, qeveria duhet të tregojë transparence, sa është buxheti nëse ne rrezikohemi. Do të ndodhë njësoj si me tërmetin. “Po të erdhi në derë çfarë do të bëjë qeveria”, tha më tej Koduzi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!