A ka lidhje tërmeti me shiun? Flet sizmiologu

schedule08:05 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 08:05 - 2 Dhjetor, 2019

Në një lidhje direkte me “Abc-ja e Mëngjesit” me Enkel Demin, sizimiologu nga Kosova Shemsi Mustafa ka folur për tërmetin që goditi Shqipërinë.

I pyetur mes të tjerash për teoritë që qarkullojnë në masë nëse tërmeti ka lidhje me shiun apo fenomene të tjera natyrore, Mustafa e përjashtoi një lidhje të tillë.

Pjesë nga biseda:

Demi: Dje është shënuar një tërmet me epiqendër në Tuz, kanë lidhje këto?

Mustafa: Të gjithë pasgodtitjet me një perimetër të madh kanë lidhshmërinë me goditjen dhe lëviz një pjesë e tokës.

Demi: Kosova përjashtohet?

Mustafa: Asnjë vend në Ballkan nuk përjashtohet, por disa janë më të rrezikuar.Greqia ka shkallën më të lartë në rajon.

Demi: Më i rrezikshëm tërmeti është në fushë apo në kodër?

Mustafa: Tërmeti është i rrezikshmë në çdo vend. Tërmeti është i rrezikshëm në të gjitha se i ka paramtetrat  vet. Edhe shkëmbi i fortë është i rrezikshëm për disa ndërtesa. Tërmeti i shfrytëzon të gjitha elementët, duhen berë matjet gjeofizike dhe në bazë të tyre duhet të ndërtohet.

Demi: Po këto teritë po ra shi shtohet rreziku i tërmetit?

Mustafa: Absulot, tërmeti është tërmet, nuk ka lidhje as me shiun dhe me asgjë tjetër.

Demi: Njerëzit duhet të shqetësohen?

Mustafa: Njerëzit tani presin nga zyrtarët se si do të veprohet. Në rrethinën e Durrësit dhe një pjesë të Turanës janë duke u bërë analizat janë zyrtarët ata që duhet të tregojnë se nuk ka rrezik./abcnews.al