A është ky burgu më i vogël në botë?

schedule11:09 - 12 Maj, 2020

schedule 11:09 - 12 Maj, 2020

Sark është një ishull i vogël me vetëm 2.1 kilometra katrorë, me një popullsi të vogël, 500 ose më shumë banorë. Në këtë ishull  thuhet se ndodhet dhe burgu më i vogël i përdorshëm në botë. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se  burgu në këtë ishull piktoresk  pjesë e arkipelagut të Ishujve Channel.

Ndërtesa vërtet kompakte përfshin vetëm dy qeli pa dritare dhe një korridor. Përshtatjet e gjërave në qeli përfshijnë shtretër të shtruar me dru dhe dyshekë të hollë.

Ndër të tjera bëhet me dije se burgu është ndërtuar në vitin 1856, me të burgosur të mbajtur në të për një maksimum dy ditë, nën rregullat gjyqësore të vendosura në ishull që në shekullin e 16-të.

Dhe nëse krimi është më i rëndë ose dënimi i nevojshëm zgjat më shumë, autori i krimit dërgohet në skajin më të largët në Guernsey Channel fqinj. E burgosura e parë në këtë institucion dënimi mendohet të jetë një vajzë e cila kishte vjedhur një shami xhepi nga zonja e saj.

Ndërsa krimi i fundit i rëndë në ishull erdhi në vitin 1990 kur një fizikan bërthamor francez i quajtur André Gardes u “përplas” nga Franca në ishull (një distancë prej 25 milje) i armatosur me një armë gjysmë automatike. Ai deklaroi se ishte Lord i Sark dhe që ishulli tani ishte nën sundimin e tij./abcnews.al