Dr. Arsen Seferi, neurokirurg ka folur në “ABC e mëngjesit” për situatën e koronavirusit. Shumë shtete u gjenden të papërgatitura përballë COVID-19. Neurokirurgu i ndalur te situata e vështirë në të cilën u gjend Italia ku është edhe një prej vendeve tashmë të goditura shumë rëndë tha se kjo pandemi do të ndikojë në një investim më të mirë në sistemin shëndetësor.
“Në sistemin shëndetësor tashmë do të investohet ndryshe nga sa është investuar. Demokratizimi i qeverisjes së shërbimeve shëndetësore vuri në pah solidarizimin e shteteve. Duhet bërë një përgatitje globale e sistemeve shëndetësore, përveç aktivitetit të përditshëm”, tha Seferi.
Gjithashtu ai u shpreh se përqindja e pacientëve që kanë humbur jetë në spitale është shumë më e ulët se pacientët që kanë humbur jetën në azile.
“Fakt është që numri i pacientë që u paraqitën në qendra shëndetësore ka qenë shumë i lartë. Kjo periudhë zgjati pasi një numër i caktuar pacientësh për një periudhë të caktuar kohe kishte një fluks të papërballueshëm”, theksoi neurokirurgu.
Gjatë intervistës me Enkel Demin ai u shpreh se situata në Shqipëri u monitorua herët nga Task-Forca.
“Masa më e rëndësishme në të gjithë botën është izolimi, pasi përhapja e sëmundjes ishte relativisht e përmbajtshme”, u shpreh ai.
A e sulmon COVID-19 sistemin nervor?
Seferi: Akoma nuk ka studime eventuale. Por, disa studime të bërë na Kinë në muajin janar që kanë dalë tani vonë dhe nga eksperienca e SARS, theksohet se kur virusi futet në tru shkakton dëmtime të sistemit nervor./abcnews.al