Eksperti për Sigurinë Kombëtare, Dritan Demiraj ka analizuar situatën e luftës Rusi-Ukrainë, në “Radar Informativ” me gazetaren Juli Xhokaxhi.
Demiraj tha se përdorimi i armëve bërthamore është mjeti i fudnit, ndërsa theksoi se diçka e tillë do të ndodhte nëse cenohet territori i Rusisë.
Ai vuri në dukje edhe rëndësinë e Urës së Krimesë, e cil u sulmua nga Ukraina pak ditë më parë.
Demiraj tha se ura shërbente për furnizimin e njësive ruse në Krime dhe Kherson e gjithashtu ishte inauguruar nga Putin me bujë të madhe.
-Biden hodhi poshtë përdorimin e armëve bërthamore nga ana e Putin. A po bën blof Putin, apo është një kërcënim serioz?
Demiraj: Përdorimi i armëve bërthamore ëhstë mjeti i fundit me të cilin mund të përballet. Nëse i referohemi përdorimit të armëve nga ana e Federatës ruse, ato do të përdorenh vetëm në rast se cënohet territori i Rusisë. Por para 5 ditësh sulmi mbi urën në Krime të cilin Putin e quante vijë të kuqe.
-Ura Kërç pse konsiderohet e kuqe?
Demiraj: Dy janë arsyet kryesore sepse mundsësojnë furnizimin e njësive të diskoluara në Khreson dhe Krime dhe së dyti është një nga urat që Putin e ka inauguruar me shumë pompozitet në vitin 2018. Rusia kërkon një vend të ri në rendin e ri global.
Në analizat e shumta shihet reagimi i Ukrainës, dhe nga ana tjetër mësymja e ushtrisë ruse. Analistët thonë se është parë një ushtri ruse shumë më e dobët, por nga ana tjetër Putin ka hedhur në fushëbetejë dhe rekrutët e rinj.
Ushtria e Putin ka dy anë të medaljes, e para është përdorimi i raketave dhe avionëve, dhe nga ana tjetër kemi njësitë tokësore që janë pjesë e fronteve. E vërteta është se njësitë e ushtrisë ruse nuk kanë performuar ashtu siç mendonim, për arsye se njësitë e tyre kanë qenë të papërgatitura.