A e dini se cili shtet në Europë ka makinat më të reja?

schedule17:14 - 29 Mars, 2021

schedule 17:14 - 29 Mars, 2021

A e dini se Luksemburgu, si një prej vendeve me të ardhurat më të mëdha për banor, ka makinat më të reja.

Në këtë vend, vjetërsia mesatare e makinave është 6 vjet e gjysmë, shumë larg mesatares në Bashkimin Evropian, që është 11 vjet e gjysmë.

Në Britaninë e Madhe mesatarja e vjetërsisë së makinave është tetë vjet, kurse në Austri 8 vjet e 3 muaj.

Sa i përket Europës, makinat më të vjetra ndodhen në rrugët e ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik, si në Lituani mesatarja 16 vjet e 8 muaj dhe Estoni 16 vjet e shtatë muaj./abcnews.al