Pothuajse të gjitha furrat kanë një sirtar në pjesën e poshtme dhe pothuajse të gjithë e përdorin atë për të ruajtur tiganët brenda.
E megjithatë nuk është përdorimi i duhur i tij, ndërsa shumica prej nesh nuk mund ta imagjinojmë se si funksionon.
Në fakt, ky sirtar shërben si një dhomë nxehtësie dhe është aty për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë kur duam të hamë pak më vonë ose kur po bëjmë një pjatë tjetër. Sidoqoftë, sirtari nuk ka aftësinë për të ngrohur ushqimin e ftohtë ose ushqimin që është në temperaturën e dhomës, por shërben për të ruajtur temperaturën në një ushqim tashmë të nxehtë./abcnews.al

