Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A do t’i rikthehet skenës? Flet “Ponja” e Portokallisë

schedule09:00 - 9 Nëntor, 2022

schedule 09:00 - 9 Nëntor, 2022

Ervina Kotolloshi, në intervistën e parë pas kaq shumë vitesh, foli për rolin e Ponjës që e bëri të njohur. Ervina jeton prej shumë vitesh në Paris, por edhe pse është shkëputur nga skena, ajo tha se ky rol e përndjek kudo. Megjithatë, ajo theksoi se do të donte që njerëzit ta njihnin dhe si Ervina.

“Është një rol i mirë por dhe që më përndjek shumë sepse që kur jemi fëmijë themi dua të bëhem aktore si filanja. Dhe fakti që publiku më identifikon vetëm me atë personazh, më duket sikur cenohet një pjesë tjetër e imja për të cilën nuk flitet. Prandaj do të doja të më njihnin si Ervina.“, tha ajo.



Ervina foli gjithashtu dhe për familjen që ka krijuar. Ajo është bërë nënë e një djali, për të cilin tha: “Kam krijuar një familje këtu pas shumë vitesh. Për herë të parë kuptoj se çfarë domethënë se fëmija është drita e syve. Mendoja se kishte të bënte me shqisën por mendoj se është drita që na jep në sy.

Vetëm kur e provon se gjithë qenia jote sheh buzëqeshjen e një fëmije.“, shtoi ajo. Por a do t’i rikthehej skenës? “Nuk e mbyll atë portë. Është pjesë e rëndësishme e jetës që nuk e mbyll dot. Çështja është se sa përputhet propozimi me projektin tim personal dhe profesional. Duhet parë nëse përputhet me mua., tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!